Ambasada amerikane ka bërë sot një njoftim të rëndësishëm për të gjithë shqiptarët që janë në kërkim të punës nëpërmjet vizës EB-3 të imigrimit me bazë punësimi në Shtetet e Bashkuara.
“Ju duhet të keni aftësitë e kërkuara për vendin e punës, punëdhënësi duhet të dërgojë formularët e kërkuar në Departamentin e Punës dhe USCIS, dhe vetëm më pas NVC do të caktojë takimin tuaj në Sektorin Konsullor”, shkruan ambasada.
Postimi
🇦🇱️ | Jeni në kërkim të punësimit nëpërmjet vizës EB-3 të imigrimit
me bazë punësimi në Shtetet e Bashkuara? Ne ju këshillojmë që të
përzgjidhni me shumë kujdes këshilluesin tuaj. Mos bini pre e këshillave
të gabuara apo çmimeve të larta nga çdo burim. Gjithnjë kërkoni
informacion zyrtar në 👉 www.uscis.gov
Ju duhet të keni aftësitë e kërkuara për vendin e punës, punëdhënësi
duhet të dërgojë formularët e kërkuar në Departamentin e Punës dhe
USCIS, dhe vetëm më pas NVC do të caktojë takimin tuaj në Sektorin
Konsullor. #pyetanen