Edhe një herë më shumë ushqimet e skaduara gjenden në tryezat e shqiptarëve. Këtë herë bëhet fjalë për një grua nga Gjirokastra, e cila ka blerë një pako me oriz, për të gatuar pilaf në shtëpinë e saj.
Ajo shprehet se pakon e orizit, bashkë me shumë ushqime të tjera i ka blerë në prag të Vitit të Ri në qytetin ku banon, por sot, pasi ka nisur të gatuajë, ka vënë re se orizi ishte i mbushur me miza të vogla.
2Disa mund të qeshin, por produkti është brenda datës së skadencës dhe bazuar në denoncimin e zonjës, pakon e ka hapur sot, pra nuk ishte hapur më parë, në mënyrë që ndoshta, për shkak të kushteve të papërshtatshme, mizat të ishin futur mes orizit.
Zonja shkruan:
Ky është orizi që bleva në një supermarket në Gjirokastër. Unë kupon nuk kam po vetëm për të parë se me çfarë ushqehemi ne, se nuk është se vetëm ky supermarket i ka kështu. Mendoj se ky problem është në të gjithë vendin. Nuk ka rëndësi emri fare i supermarketit, e rëndësishme është të shohin njerëzit çfarë po konsumohet tek ne. Është bërë kanceri si grip në Shqipëri nga këto që konsumojmë”.