Një fshat i vogël në Alpet Franceze, Crets en Belledonne, po numëron delet për një arsye të veçantë.
Ata i regjistrojnë kafshët në shkolla për të kompensuar numrin e nxënësve në klasa.
Shkolla fillore Jules Ferry regjistroi të martën 15 dele si nxënës për të përmbushur rregulloret franceze që përcaktojnë kuotat për numrin e nxënësve të kërkuar në një shkollë.
“Arsimi për fat të keq është vetëm numër,”-tha Gaelle Laval, një nga prindërit pas nismës së çuditshme. “Tani meqë jemi rritur në numër, jemi mirë.”
Shkolla fillore rrezikoi humbjen e fondeve shtetërore për një nga 11 klasat e saj kur numri i nxënësve të regjistruar ishte poshtë pragut të kërkuar.
Kjo bëri që banorët në mënyrë simbolike të regjistronin kafshët për të përmbushur kuotat.
Nxënësit e Jules Ferry ishin të kënaqur me ardhjen e shokëve të rinj të klasës.