Kur bëhet fjalë për reality show-n Big Brother, të shumtë janë personazhet që na vijnë në mendje. Por nga “Big Brother 1” një nga ato që spikati më së shumti ishte Najada Konomi, e njohur ndryshe si Noçja. Ajo u bë e dashur për publikun shqiptar falë tipit të saj të çiltër dhe plot humor.
Prej disa kohësh Noçja nuk është komentuar shumë në media kështu ajo e ka shijuar jetën personale në privatësi.
Megjithatë u bë kohë që Noçja jeton në Itali, aty ku duket të ketë gjetur dhe dashurinë e saj të quajtur Fation.
Ajo dhe partneri i saj mesa duket kanë vendosur ta çojnë në tjetër stad dashurinë e tyre ndaj dhe vendosën të bëhen prindër për herë të parë.
Me anë të një fotoje Noçja na tregon barkun e rrumbullakosur ku shihet dorë për dore me partnerin e saj dhe sigurisht me një buzëqeshje që nuk i ndahet nga fytyra. Ndërsa foton e shoqëron me këto fjalë: “Ne të tre!”