Djali i Sokol Olldashit shfaqet përkrah Lulzim Bashës dhe bën thirrjen e madhe

1803
0

Djali i ish-ministrit të qeverisë Berisha, dhe njërit prej figurave më të rëndësishme të Partisë Demokratike, Sokol Olldashit, Glauk Olldashi, ka thënë sot se rinia shqiptare ka një qëllim të rëndësishëm në Europë.

Olldashi, i cili ishte në krah të kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në takimin që ai pati me studentët, tha se Europianët nuk kanë një përshtypje të mirë për shqiptarët. Ai tha se rinia shqiptare duhet të ketë për qëllim që t’a ndryshojë këtë mendim.

“Përshtypja e parë për Shqipërinë nuk është dhe aq e mirë. Qëllimi i rinisë është të ndryshojë mënyrën sesi europianët flasin dhe mendojnë për shqiptarët. Jemi më të mirë se europianët.”-tha Glauk Olldashi në takimin e Bashës me studentët.