Harrojeni pranverën, rikthehet dimri në të gjithë territorin e vendit

1532
0

Moti me sa duket do vijojë të na surprizojë.

Jemi në fund të pranverës, po kjo stinë nuk po ndihet fare. Reshjet e shiut, ulja e temperaturave, mëngjeset e mbrëmjet e ftohta, na bëjnë të besojmë se po mirëpresim stinën e vjeshtës dhe jo atë të verës.

Shtrëngatat do të mbeten prezente në pjesën më të madhe të vendit dhe përmirësimet e motit duket të jenë të largëta.

Dita e sotme sjell kryesisht kthjellime në territorin shqiptar, por kjo nuk vazhdon gjatë. Temperaturat nesër ulen ndjeshëm në zonat Lindore por rënie më e lehtë pritet në bregdet dhe zonat e ulëta ndërsa mesdita e nesërme sjell rritje të lehtë të temperaturave në vend.

Temperatura minimale arrijnë në vlerën 11 gradë, ndërkohë ajo maksimale kap shifrën 24 gradë ditën e shtunë. Edhe java në vazhdim karakterizohet nga reshjet e shiut, ndaj me shumë mundësi këtë vit, pranvera do i lërë vendin verës.