Ka ardhur në jetë djali i Almeda Abazit dhe Tolgahan Sayisman.
Ish-Miss Shqipëria, Almeda Abazi dhe bashkëshorti i saj, aktori turk, Tolgahan Sayisman, janë bërë prindër.
Bëhet e ditur se Almeda lindi në orën 05:12 në një spital privat në Stamboll.
Sipas CNN turk, që citon burime spitalore, djali i Tolgahan dhe Almeda Sayisman erdhi në jetë 3 kilogramë e 285 gramë, 50 cm i gjatë”.
Kujtojmë se djalit ia kanë vendosur emrin Effhan. Almeda dhe Tolgahan dashurinë me martesë e kanë kurorëzuar më 14 shkurt të vitit 2017.
Ende asnjë reagim nga çifti në rrjetet sociale.