Surpriza e Ramës në Durrës, vendos që t’ia besojë bashkinë një gruaje

1404
0

Tashmë kur kanë mbetur edhe pak ditë nga nisja e fushatës elektorale, kryeministri Edi Rama, po prezanton në çdo qytet kandidatët socialistë.

Në Durrës, qytet i cili është prej kohësh në duart e socialistëve, PS nuk ka prezantuar ende një kandidat zyrtar.

Tashmë është e ditur se kreu aktual i bashkisë, Vangjush Dako, pas tre mandatesh radhazi nuk do të kandidojë më.

Siç raporton BoldNews, në Durrës Rama ka menduar të vendosë një grua.

Në balotazh mësohet se janë Milva Ekonomi dhe Klodiana Spahiu.

Pak kohë më parë u përfol se në Durrës kandidati i PS për bashkinë do të ishte drejtori aktual i Ujësjellësit, Spartak Kovaçi.