Morën urdhër për kontrollin e banesës së shqiptarit, policët habiten nga ajo që gjejnë brenda

20147
0

Pesë vjet më parë në stacionin policor të Cavaleses në Itali u raportua për një vjedhje, ku ishin zhdukur shumë objekte elektroshtëpiake.

Mirëpo asokohe, policët ishin duke ndjekur një çështje tjetër dhe e lanë në hije.

Pesë vjet më vonë, karabinierët ekzekutuan një urdhër për kontroll shtëpiak ndaj një shqiptari, i cili ishe në burg për një krim.

Gjatë kontrolleve, policët gjejnë objekte tepër të kushtueshme, të cilat u sekuestruan si provë materiale.

Kur mbërritën në kazermë, ata panë se objektet e sekuestruara, përkonin me ato të deklaruara si të vjedhura 5 vite më parë në një banesë në Panchia.

Menjëherë u njoftuan pronarët e banesës, të cilëve iu kthyen objeket e vjedhura.

Pas zbardhjes së grabitjes, tashmë situata për shqiptarin që ndodhet prapa hekurave do të përkeqësohet.