E kritikuan për Taramelen, ja si Alketa ua mbyll gojën te gjithëve (Foto)

948
0

Alketa Vejsiu, nuk u mirëprit nga një pjesë e madhe e publikut apo edhe personazheve të njohur televiziv, për mënyrën se si e trajtoi çeshtjen ‘Xhejson Bafti’.

Ishte bloggeri, Olti Curri i pari që ju kundërvu e u pasua nga psikologia Jeta Dedja që përcolli një analizë të gjatë mbi psikologjinë e fëmijës në këtë rast, duke u përmbyllur me reagimin e moderatores, Ola Bruko e cila pati kritika të forta ndaj spektaklit.

Por pas të gjithave gjërave që u than, moderatorja ka bërë një reagim publik në rrjete sociale.

“E mira fiton gjithmonë! Në këtë vend s’ka dyshim, ka shumë më shumë njerëz të mirë seç mendojmë të gjithë ne! Faleminderit. Zoti ju Bekoftë!”-shkruan Alketa Vejsiu në profilin saj në Instagram.

Risjellim në vëmendje se ajo ka ndërmarrë nismën për të mbledhur para, dhe ndërtuar një shtëpi, personazhin më të spikatur ‘Në Kurthin e Piter Pan’, Xhejson Baftit!