Rudina Magjistari është një ndër moderatoret më të ndjekura jo vetë në Instagram por edhe në programin e saj të mbasdites.
Prej vitesh tashmë ajo e shoqëron publikun shqiptar pasditeve dhe ditën e djeshme kishte të ftuar Klaudia Hilën, Florian Kokonën dhe Ilia Kaçin nga “Teatri i Kukullave”.
Mirëpo të ftuarit nuk shkuan duarbosh, pasi kishin marrë edhe disa pinguina prej druri me të cilët luajnë në teatër.
Në një moment njëri prej tyre i thotë Rudinës “kujdes se kafshon” dhe moderatorja hutohet pak pasi e pyet “kafshon?” e kur afron gishtin, aktori improvizon sikur pinguini po e kafshon.
Reagimi i Rudinës është epik dhe më mirë se nëpërmjet kësaj videoje nuk kemi si e shpjegojmë.