La Amerikën për të jetuar në në Shqipëri: Ja pse vendosa të jetoj këtu

845
0

James Leithart është një amerikan që ka vendosur trë jetojë në Shqipëri prej 8 muajsh,

Ai ka qenë i ftuar mbrëmjen e sotme në programin e “A Show”, ku ka treguar edhe arsyet pse e mori vendin për të qëndruar në Shqipëri dhe çfarë e josh nga vendi ynë.

 “Arsyeja kryesore pse vendosa të vij këtu është fakti se ishte një vend i panjohur. Ky vend më dukej intrigues. Këtu ka shumë për të mësuar, për të parë, më pëlqen të fotografoj gjëra që njerëzit nuk i kanë parë më parë, Jetoj prej 8 mujash në Shqipëri”,- tha James përballë Adi Krastës.

Leithart ka sqaruar edhe keqkuptimet që lidhen me Shqipërinë

“Të gjithë flasin keq për Shqipërinë, madje edhe vetë shqiptarët, por unë dua të nxjerr gjërat e mira të këtij vendi, edhe pse këtu ka edhe gjëra negative. Unë dua të ndaj ato pozitivet. Shqiptarët janë shumë mikëpritës”,- thotë ai.

Amerikani thotë se ka zgjedhur të jetojë në Pogradec e japë mësim në Buçimas dhe kjo është gjëja që i pëlqen të bëjë më shumë për momentin. Mbi çdo gjë ai do të veçonte ushqimin bio që gjen në zonë.

“Ushqimi është shumë i mirë. Kur isha në Amerikë kam pasur probleme me alergjitë nga ushqimi, këtu nuk e kam këtë problem. Këtu çdo gjë duket bio”,- shton Leithart.