Në një fjalim emocionues të mbajtur mbrëmjen e sotme në “Piter Pan”, Alketa Vejsiu u përlot teksa fliste për reagimet që ka patur këtë javë mbi nismën e saj për të ndihmuar Xheison Baftin.
Alketa falenderoi të gjithë ata që janë shprehur të gatshëm për ta ndihmuar vogëlushin e njohur si “Taramelja” dhe deklaroi se një pjesë të rrogës së saj do ja dhurojë atij dhe familjes.
“Nuk e parashikova që postimi që bëra në Instagramin tim do bëhej kaq mediatike dhe do përfshinte kaq shumë njerëz në vullnetin e mirë për të kontribuar.
Ne do ta arrijmë qëllimin tonë. Unë shkova në fshatin Mushqeta që është një fshat i mrekullueshëm dhe takova gjyshërit, prindërit e Xheisonit.
Gjyshi i Xheisonit është një burrë në moshë të thyer që vazhdon e punon sot e kësaj dite. Babai punon në jug të Shqipërisë. Shtpine e ka ndërtuar gjyshi me forcat e veta, por dheu ka rrëshkitur dhe një lëkundje tërmeti e ka rrënuar shtëpinë.
Xheison ka prekur zemrat tona prandaj i kemi dhënë pak më shumë hapësirë me konsensusin absolut të të gjithë pjesëtarëve të tjerë të kastit, të familjeve dhe fëmijëve të tyre.
Meqë çfarë nuk kam dëgjuar këtë javë dua të them që një pjesë të mirë të pagës sime në Piter Pan të këtij viti që më akordon TV Klan, unë e dhuroj personalisht për Xheisonin dhe familjen e tij.
Produksioni i këtij televizioni, Vera Grabocka, kolegët tanë të TV Klan, pronarët e tij, të gjithë jemi angazhuar për të dhënë kontributet tona”, u shpreh Alketa.