Protesta për humbjen e Rexhinës nuk u bënë vetëm në Elbasan. Në Itali shumë nëna shtatzënë kanë protestuar dhe kanë ndezur qirinj ndërsa kanë kërkuar drejtësi për 25-vjeçaren.
Postimi i nënave që protestuan:
Përshëndetje për homazhin-protestën për Rexhinen. Jemi mbledhur dhe në Itali…jemi nëna me fëmijë vet dhe kemi ndezur një qiri për Rexhinën te spitali Faenza-Ravenna …duam drejtesi për Rexhinën dhe per gjithë nënat e popullin shqiptar, se kemi frikë të shkojmë në spitale…