Moderatorja shqiptare nuk e duron dot kunatën, e thot troç: Shyqyr që jetojmë larg

663
0

Moderatorja e njohur shqiptare, Fjodora Fjora, komentohet gjatë në media për jetën private dhe programet e saj. Ditën e djeshme, ajo ka qenë e ftuar në emisionin “Thumb” ku ka zbuluar shumë për veten dhe familjen e saj. Ajo ka rrëfyer se me vëllain ka marrëdhënie shumë të ngushta, mirëpo me gruan e tij raportet nuk janë dhe aq të mira.

“Im vëlla tani i thotë të gjithëve, domethënë i thotë gruas përgjithësisht: “Vjen motra ime, vjen mami me babin, vjen Bela (për qenin), vijnë ca vende bosh, pastaj vjen ti.”, tha moderatorja teksa zbuloi se herë pas here nuk flet me kunatën.

“Herë pas here jo. Ajo nuk është as shqiptare, nuk e kupton fare këtë. Por unë e ndiej shumë që ajo nëse ka një person problem në jetën e vet, kjo jam unë. Por e ndiej që ajo këtë gjënë këtu e ka parë gjithmonë pak si rrezik. Ne nuk jemi ai format kunatash që dashurohemi, jemi ato kunata që respektojnë njëra-tjetrën. Fatmirësisht, jetojmë larg. Unë them për sa kohë të kem vëllain mirë…”, ka përfunduar Fjodora./xing.al/