“Shqipëria rrezikon të mbetet pa shqiptarë”, 84% e popullsisë duan të largohen

1022
0

Sipas një studimi të vitit 2019 rreth 84% e shqiptarëve duan të largohen nga Shqipëria.

Trendi i largimit nga vendi është në rritje, përkatësisht me 5% nga viti i kaluar.

Shkaqet kryesore për këtë fenomen në rritje janë mosbesimi te politika, drejtësia e korruptuar dhe shërbimi shëndetësor i dobët.

Shqetësues gjithashtu është fakti që 90% e personave që janë deportuar më parë nga vendet e huaja, dëshirojnë të ikin sërish nga vendi.

Sipas sociologëve, kjo dëshirë e largimit të vendasve sjell rrezikun që Shqipëria të mbetet pa shqiptarë.

“Në një të ardhme jo shumë të largët, Shqipëria do të shpopullohet nga shqiptarët. Duke qenë vend shumë i mirë, shumë i pasur, me një klimë të mrekullueshme, ky vend do të popullohet nga të tjerët.”- shprehet sociologu Zyhdi Dervishi.

Kujtojmë që sipas të njëjtit raport, vitin e kaluar Shqipëria kishte normën më e lartë në botë për dëshirën e të rinjve për t’u larguar, me diferencë të theksuar nga të gjitha vendet e tjera, përfshirë ato në konflikte të armatosura. /27.AL