Alketa: Dua t’ju kërkoj një ndihmë për të ndihmuar ‘taramelen’..!

1365
0

Ashtu siç e paralajmëroi, moderatorja, Alketa Vejsiu ka zbuluar surprizën e bukur për taramelen e Piter Panit, Xheison Baftin. Përmes një statusi në Instagram, Alketa tregon vizitën në shtëpinë e Xheisonit të vogël. Ndërkohë, moderatorja, ka kërkuar ndihmë nga të gjithë, që në një llogari bankare transparente për publikun, të japin një kontribut sado të vogël për t’i sistemuar një shtëpi tarameles.

Ka qenë një ditë shumë speciale kjo sot në një fshat ku s’më kishte rënë kurrë rruga; por fati të përcakton shpesh rrugë që s’i ke imagjinuar.
Mushqeta është një fshat i famshëm tani sepse Xheison Bafti e ka bërë që ne ta njohim dhe ta duam! Natyra ishte vërtetë e mrekullueshme dhe aty kam kuptuar se pse fshati bën kaq shumë vend në jetën e këtij djali! Por mora dhe një mesim të madh jete; fytyrën e dashur të Xhejsonit që vetëm fal dashuri, qesh, përqafon prindërit, kujdeset për shokët, modeli i njeriut të mirë që i duhet shoqërisë edhe pse jeton në një shtëpi ku dheu ka rreshqitur, çimentoja është e çarë, ku tavani mund të bjerë dhe shiu futet brenda litar-litar dimer, verë…
Megjithatë familja e Xhejsonit nuk u ankua, më përcollën me lule dhe vezë fshati edhe pak qepë të njoma të mbjella nga gjyshja. Ika që aty dhe dua t’ju kërkoj një ndihmë! Nuk e di si funksionon, por deri të hënën në spektakel do ta kem zbuluar rrugën zyrtare.
Kërkoj ndihmën tuaj që në një llogari bankare transparente për publikun, të japim një kontribut sado të vogël për t’i sistemuar një shtëpi këtij djali që jam e bindur “do ia dalë të bëjë dicka të mirë në këtë jetë.” Nuk është një preferencë personale është rasti që vërtetë mes maleve të Kërrabes një mrekulli mund të ndodhë. Një shtëpi dhe një mundësi edhe më e mirë shkollimi ( ndoshta në Tiranë), duhet për Xheisonin. Në plot vende të botës kur ka fëmijë me IQ të lartë e të spikatur, ka politika sociale që investojnë që këto mendje të vecanta të rriten dhe të zhvillohen!
S’më kërkuan asgjë, s’më është ankuar askush, por me dinjitetin e njerëzve punëtorë dhe të thjeshtë më pritën dhe përcollën me një buzëqeshje! 
E di që ka plot Histori të tjera që meritojnë vëmendje, ndoshta edhe më të dhimbshme; po të kisha një shkop magjik do të përpiqesha për të gjjthë me shumë dashuri! Si fillim pak magji në jetën e këtij djali, për gjithë mirësinë që na ka falur! Donacionin e parë e dhuroj me shumë dëshirë vetë! Pres të më bashkoheni. Detajet këto dite.Faleminderit!”,- shkruan Aleketa.