U përfol se bashkëjeton me vajzën e Ramës, reagon për herë të parë Cakaj

913
0

Gent Cakaj hedh poshtë zërat se ai bashkëjeton me një nga njerëzit e afërt të kryeministrit Edi Rama.

Në Opinion, ministri i Jashtëm në detyrë u pyet drejtpërdrejtë për këtë temë, që sipas disa mediave online ai bashkëjetonte m vajzën e Linda Ramës.

“Kjo është absolutisht i pavërtetë, dashakeqe dhe autorët e kësaj akuze do ballafaqohem në gjykatë. Është një akuzë që vjen nga armiqtë e kryeministrit Rama. Është një gënjeshtër absolute, vjen për të njollosur kryeministrin dhe reformën në Ministrinë e Jashtme. Kjo korrespondon dhe me një iniciativë që kemi marrë në ministri që është lufta kundër nepotizmit dhe klaneve në diplomacinë shqiptare. Janë klane të caktuara po spekulojnë”, tha ai.