“Mami, shokët s’më ftuan prapë në ditëlindje”, nëna e djalit autik ndan mesazhin prekës

669
0

“Janë këto gjëra që më bëjnë të qaj natën e që më shqetësojnë për djalin tim të mrekullueshëm”, tha një nënë australiane për një radio vendase, teksa shpjegon që nuk do që jeta e djalit të saj të përkufizohet nga autizmi.

Nëna po fliste në një program që mbahej për Muajin Botëror të Autizmit, dhe tha se djali i saj i vogël i kishte ardhur i trishtuar kur vëllai tjetër, pa autizëm, ishte ftuar në një festë ditëlindjeje dhe ai jo.

“E di që ndodh shpesh që fëmijët autikë të mos ftohen në ditëlindje, ndaj u bëj thirrje prindërve që të mendohen mirë kur të organizojnë festa”, tha Kate Mead, nënë e tre fëmijëve.