Nipi i ish-diktatorit Enver Hoxha, Ermal Hoxha përvec vajzës Hera është edhe babai i një djali me emrin Rei.
Para se të njihej me Rezarta Shkurtën me të cilën është tashmë i
martuar, Ermal Hoxha ka qenë i martuar ish-missin Sonila Çaushaj.
Rei është djali 13 vjeçar i ardhur nga martesa e Hoxhës me Çaushajn.
Sonila është divorcuar nga Ermali disa vite më parë dhe thuhet se kontaktet me familjen e tij i ka pasur të rralla.
Në vitin 2015 ajo është përfshirë në një konflikt publik me nënën e Ermalit, Teuta Hoxhën, pasi kjo e fundit e kishte përmendur në librin e saj biografik.
Ermal Hoxha shfaqet shumë shpesh pranë vajzës së tij Hera por asnjeherë nuk është parë në praninë e djalit të tij Reit.