Skip to content

Zbulohet njëri prej gabitësve në Rinas

    Policia ka identifikuar dy nga grabitësit e Rinasit. Sipas A2CNN njëri nga grabitësit është 31-vjeçari nga Elbasani, Klement Çala.

    Ky i fundit nuk është një emër i panjohur nga policia. Ai është shpallur në kërkim në vitin 2017, kur u grabitën blindat me para.

    Çala dhe Murataj arritën t’i shpëtonin policisë. Çala konsiderohet si një nga personat kyç në grabitjen në Qafë-Kashar së bashku me Admir Muratajn.

    Ky i fundit mbeti i vrarë gjatë grabitjes së Rinasit, pas shkëmbimit të zjarrit me policinë.