“100 mijë euro për Notre Dame”, Pronarja e Top Channel tallet me qeverinë shqiptare: Mua aq më kushton vetëm…

1942
0

Djegia e katedrales së Parisit “Notre Dame” ka përfshirë emocionalisht edhe shumë nga personzhet publikë shqiptare. Pasi qeveria shqiptare dhuroi 100 mijë euro si kontribut në rikonstruktimin e katedrales së djegur, motrat Hoxha kanë shkëmbyer mesazhe mes tyre ku ironizojnë shifrën prej 100 mijë eurosh.

E vogla e familjes Hoxha, Redia ka publikuar në Snapchat foton e bisedës që ka bërë me motrën e saj të madhe Sara Hoxha.

“Aq kushton kuzhina ime,”– shihet teksa shkruan Hoxha, pasi Redia i ka dërguar linkun e një lajmi ku shkruhet për donacionin e Shqipërisë.

“Njeriu më gazmor,”- shkruan Redia më pas teksa i referohet Sarës, ndërsa biseda vazhdon me të qeshura mes motrash.