Rudina Hajdari vetëshpallet kryetare e PD: Do hyjmë në zgjedhje, do ndryshojmë Shqipërinë!

676
0

Pasi pranoi të mbante mandatin e deputetes dhe u zgjodh në krye të grupit parlamentar të PD, Rudina Hajdari ka bërë në kuvend deklaratën e fortë. E bindur se sistemi zgjedhor i ndryshuar në kushtetutë në vitin 2008 është i degraduar, Hajdari është treguar e hapur për të gjetur një zgjidhje të re për sistemin më të përshtatshëm.

Ajo tha:

Ky grup ka bindjen e fortë se do dalë kundra ndryshimeve kushtetuese të bëra në 2008 që sollën degradimin e sistemit zgjedhor. Jemi të hapur për të gjetur sistemin më të përshtatshëm. Kjo është kauza jonë e vetme dhe më e rëndësishmja.”

Më pas kryetarja e grupit parlamentar u ndal tek zgjedhjet e qershorit, duke bërë të ditur se nuk kanë për qëllim bojkotimin e tyre, por do të hyjnë rregullisht në zgjedhje duke iu përmbajtur Kushtetutës.

Hajdari shtoi:

Ne jemi për përfaqësim nga populli. Ne nuk duam në asnjë mënyrë t’i bojkotojmë zgjedhjet e qershorit. Koha nuk është në favorin tonë. Ftoj gjithashtu që të mos bojkotohen zgjedhjet. Ne nuk mund të luajmë jashtë rregullave të lojës politike dhe të qëndrojmë brenda kushtetutës. Ftoj çdo lloj demokrat që të na përkrahë. Po përgatitemi dhe do marrim çdo lloj mase të mundshme për të shpalosur një alternativë tonën. Të na përkrahin demokratët që të ndryshojmë sistemin, të hapim rrugën për një garë reale, në këtë parlament, t’i japim fund këtij sistemi që e ka kalbur demokracinë në këtë vend.”