Shkoi të bënte tatuazh, 42-vjeçarja përfundon me katër vetulla: E lë dhe i dashuri

697
0

Një 42-vjeçare që kishte vetulla të holla u gëzua shumë kur vajza i bëri dhuratë një trajtim që kushtonte 250 dollarë.

Jami Ledbetter, mendoi se kishte shkuar tek një “microblader” i çertefikuar, por ai ia bëri vetullat aq të errëta sa dukeshin qartë që nuk ishin natyrale.

Sikur kjo të mos mjaftonte, Jami shkoi tek një tjetër “specialist” për t’i rregulluar dhe përfundoi me katër vetulla.

Ajo u shpreh për WDAF:

Vetëbesimi im ra në tokë. Isha e shkatërruar. Po dilja me një burrë, ai më la në momentin që pa vetullat.”
Gjithsesi, në fund ajo arriti që të gjente një profesionist dhe tashmë po e rregullon dëmin e bërë.

Burimi: LAD BIBLE| Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania

Share this: