Familja me zemer te madhe: Dhurojne shtepine e tyre per familjen e varfer.

849
0

Familja Marra në Tiranë, ka bërë një akt bamirësie të jashtëzakonshme në emisionin “Shqiptarët për shqiptarët”. Venetik dhe Donika Mara dhuruan pronën e tyre në Golem të Lushnjes për familjen e varfër Saraçi.

Vajza e Venetikut dhe Donikës, Fatimja tha se babai i saj është mjaft bujar dhe kishte dëshirë që të ndihmonte një familje në pamundësi

Fatime: Ne vetë kemi vuajtur për bukën e gojës,

Elvisi: Kur pashe mesazhin, mendova tu takoja. Ju jeni duke bërë një veprim gjigand dhe një veprim të mrekullueshëm. Ju doni të dhuroni një shtëpi për një njeri që është në nevojë! Ne kemi gjetur një familje në vështirësi të madhe, ju do gëzoheni kur ta shikoni kë do ndihmoni

Donika: E kemi dhënë me gjithë shpirt! Kemi qene vetë të varfër shumë, dua të jap një ndihmë humane. Djali e mendoi në fillim

Fatime: Ju po bëni diçka shumë të mirë edhe ne bashkë. Ne kemi jetuar në fshat, vëllai im ka kaluar shumë sprova në jetë . Kur ishim 2 vjeç, babai në këmbë u çua nga Berati në Elbasan për të këkruar sheqer të njomnim buzën, kemi vuajtur shumë.

Elvisi: Ju nuk jeni një familje miliarderë…ju nuk keni 20 shtëpi… kjo është fisnikëri e madhe

Fatime: Ne pamë emisionin dhe duam ta bëjme këtë gjest human

Venetiku kryefamiljari: Ne qajmë kur shikojmë emisionin “Shqiptarët për shqiptarët” madje edhe vajza e vogël ka qarë. Nuk dua që ajo familje të vuajë si mua dhe fëmijët e mi. Madje as emrin nuk dua të ma publikoni. E bëra me zemër të madhe. Ajo familje ta gëzojë banesën tonë!

Elvisi: Na keni surprizuar shumë, ky është rast i rrallë, kjo ishte surprizë. Jam shumë i lumtur që ju takuam dhe po japim një model për shqiptarët tanë. Është gjë e madhe shumë, duam ta skalisim kudo këtë model. Ju jeni “shqiptarët për shqiptarët”!