Lapsus apo i qëllimshëm nuk mund ta themi, por deputetja Rudina Hajdari ka shtrembëruar sot në Kuvend mbiemrin e Taulant Ballës, kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste.
Nga foltorja ku po replikonte me deputetin socialist, Hajdari iu drejtua ‘zotit Palla’, duke i kërkuar të mos i jepte leksione se si deputetët e rinj duhet të bëjnë opozitë.
Ky deformim i mbiemrit nga Balla në Palla shkaktoi edhe reagimin e socialistit, i cili u kap nga kamera duke buzëqeshur.
Ndërkohë, deputetët e rinj në Kuvend janë përballur vazhdimisht me talljet dhe ironitë e Taulant Ballës, i cili pasi u mëson se si funksionon institucioni dhe punën që ata duhet të bëjnë, thekson se ‘opozita e re’ ka për detyrë të kontrollojë qeverinë e Edi Ramës.
Ndërkohë që Hajdari ka qenë jo pak herë objekt i talljeve në rrjet, për shkak se nuk e artikulon si duhet gjuhën shqipe. Madje ditët e fundit është hedhur teza se ajo kishte shkuar në një emision televiziv në gjendje të dehur.