E mbani mend ”NOCEN” tek Big Brother 1? Shikoni sa shume ka ndryshuar (Foto)

1408
0

E mbani mend Najadën, vajzën që bëri bujë në reality show-n e parë Big Brother me tatuazhin e saj me shqiponjën në gjoks dhe karakterin moskokëçarës?
Najada Konomi ose Noçja vijon të merret me art dhe shfaqet në profilin e saj në “Facebook” me pikturat e saj.

Por ndryshe nga vajza rebele, me flokë të shkurtra të ngritura lart, Najada është ‘shtruar’ disi. Me flokë të gjatë dhe të arta, ish-banorja e Big Brother duket se po e shijon jetën në maksimum.

Ndonëse të ndarë prej vitesh, Nocja dhe Olsi duket se kanë ruajtur miqësi me njëri-tjetrin.

“Revistawho.com” i ka fotografuar teksa ata qëndronin të veçuar duke biseduar kokë më kokë. Të dy ata janë tërhequr nga bota e spektaklit dhe për jetën e tyre dihet pak. Së fundmi përflitet se Noçja po jeton një histori të lumtur dashurie.

Ndërsa në një intervistë për “Wake Up” në Top Channel, gjatë festës ku u bë prezantimi për media i “Big Brother 9”, Noçja ka thënë se vazhdon të jetë aq e çmendur sa edhe më parë.

E pyetur nëse është penduar për lojën e saj dhe marrëdhënien që krijoi brenda shtëpisë së famshme me Olsin, Noçja ka thënë jo.

“Unë kam bërë atë që kam ndjerë. Shumë mirë që e bëra ashtu si e bëra, për sa kohë e ndjeva. Nuk do ta ndryshoja lojën nëse rikthehesha”,- ka thënë ajo.