Arta Dade zbulon emrin e personit që mund të zëvendësojë Ramën

3791
0

Ish-ministrja e Jashtme, Arta Dade thotë se për t’i dhënë një zgjidhje situatës politike në vend, duhet të largohet Kryeministri Edi Rama.

Dade tregon edhe se kush mund të ishte një Kryeministër potencial, nëse Rama do të largohej.

“Edhe nëse do të mendonim se PS nuk ka një njeri tjetër për t’u bërë Kryeministër, ky është një qëndrim shumë i gabuar”, u shpreh Dade.

Më tej gjatë intervistës së dhënë këtë të martë për A2 News, ajo ka përmendur emrin e personit që mund të zëvendësojë Edi Ramën.

“Për mua, çdo ministër që ka një mandat përfaqësimi, por ama që ka edhe përgjegjësi politike, sigurisht që mund të ishte një kryeministër potencial. Pse jo edhe Erjon Braçe, është zëvendëskryeministër”, tha Dade.