I vogli John Thuo është një nga shumë të pastrehët e rinj që jetojnë në rrugët e Nairobi-s në Kenia.
Një ditë, teksa John po u kërkonte para shoferëve të makiniave që ndaleshin në trafik, ai takoi një grua të quajtur Gladys Kamande. Gladys e cila vuante nga dëmtimi i mushkërive, që bën që ajo të ketë frymëmarrje të shkurtuar.
Ajo vazhdimisht përdorte koncentrator oksigjeni, cilindra oksigjeni dhe një gjenerator për të marrë frymë – të gjitha këto pajisje i mban me vete gjatë gjithë kohës, transmeton shqiptari.net.
Jo vetëm kjo, 32-vjeçarja iu është nënshtruar 12 operacioneve. Duke qenë një djalosh kureshtar, John e pyeti atë se për çfarë shërbejnë gjithë këto pajisje.
Duke ia shpjeguar situatën e saj, atij iu mbushën syte me lot. Ai filloi të qante, duke e kuptuar se – sado e vështirë të jetë jeta e tij në rrugë – Gladys e kishte akoma më të vështirë se ai.
Ai qau edhe më shumë kur e kuptoi se nuk mund të bënte asgjë për të. Ai kapi dorën e saj dhe iu lut Zotit që t’ia mundësonte të gjitha trajtimet që i duhen. Pas kësaj, ai futi dorën në xhep dhe tentoi t’ia dhuronte ato pak para që i kishte.
Një kalimtar i rastit, u prek nga pikëllimi i djaloshit dhe ia bëri këtë foto duke e shpërndarë më pas në rrjetet sociale. Fotografia u bë shpejt hit.