Të vogla në madhësi, por shumë të shëndetshme! Farat e lulediellit
janë një burim i shkëlqyer vitaminash e mineralesh përfshirë vitaminën
E, vitaminën B6, B1 e B3, manganin, selenin, fosforin, magnezin, bakrin
etj. Farat e lulediellit janë gjithashtu të pasura me acide yndyrore
esenciale që ndihmojnë në përmirësimin e shëndetit kardiovaskular dhe
luftimin e inflamacionit.
Përfitimet shëndetësore të farërave të lulediellit
1. Reduktojnë rrezikun e sëmundjeve të zemrës
Farat
e lulediellit janë të pasura në vitaminë E, e cila vepron si një
antioksidant për të luftuar inflamacionin dhe për të zvogëluar rrezikun e
shumë sëmundjeve inflamatore. Nivelet e larta të inflamacionit rrisin
rrezikun e sëmundjeve të zemrës. Konsumimi i farave të lulediellit mund
të ndihmojë në balancimin e kolesterolit, uljen e presionit të lartë të
gjakut
2. Ul nivelin e stresit oksidativ
Hulumtimet kanë treguar
se kombinimi i antioksidantëve, vitaminave dhe mineraleve që gjenden në
farat e lulediellit mund të ndihmojë në reduktimin e stresit oksidativ, i
cili lidhet me zhvillimin e kancerit. 3. Mbështesin funksionin e
gjëndrës së tiroides
Një ndër shkaqet kryesore të çrregullimevetë
tiroide lidhet me mungesën e selenit. Farat e lulediellit janë të pasura
me selen, i cili luan një rol kyç në rregullimin e temperaturës së
trupit.
4. Ndihmon në luftimin e osteoporozës dhe qehtëson dhimbjen e muskujve
Farat
e lulediellit përmbajnë nivele të larta të magnezit, për të cilin trupi
ka nevojë për të parandaluar humbjen e dendësisë së kockës njohur
ndryshe si osteoporoza.
5. Bilancon nivelin e sheqerit në gjak
David Woolfe