Sipas një studimi të fundit kryer nga Fondacioni “Friedrich Ebert” në Tiranë, të rinjtë shqiptarë harxhojnë çdo ditë mesatarisht, 2.3 orë duke parë televizor, si dhe 3.9 orë duke qëndruar online. Gjithashtu, kafenetë zënë një pjesë të konsiderueshme të jetës së tyre.
Sociologia Entela Binjaku shprehet se koha që kalojnë të rinjtë në internet dhe para ekranit është një tregues i aktivitetit të tyre pasiv, që mund të çojë në pasoja për shëndetin që me përparimin e moshës mund të vështirësojë aktivitetin e përditshëm.
Të dhënat treguan se shpenzimi i kohës së lirë nga të rinjtë është i rëndësishëm, sepse tregon elemente të tjera të jetës së tyre, si dhe të planeve për të ardhmen. Aktivitetet më të zakonshme, që të rinjtë shqiptarë kryejnë në kohën e lirë janë dëgjimi i muzikës, daljet me miqtë, shkarkimi i filmave, relaksimi dhe kalimi kohës me familjen e tyre.
“Më shumë se gjysma qëndrojnë kafeneve gjë e cila sërish tregon për stilin sedentar, kohë e shpenzuar duke mos bërë asgjë, ose duke vrarë kohën. Natyrisht kjo nuk ndodh vetëm për arsye që lidhen vetëm me ta, por edhe vetë jeta ekonomike, social-kulturore e vendit ofron pak mundësi për kohë të lirë në mënyrë alternative. Kafenetë janë edhe vendet ku të rinjtë shoqërizohen me një kosto të vogël dhe kjo në mungesë të mjediseve të tjera që sërish të rinjtë në shumicë të papunë, nuk kanë mundësi ti frekuentojnë,” shprehet Binjaku.
Por, megjithese e shpenzojne kohen e lire, te rinjte duket se duan te
ikin nga ky vend. Rreth 40 përqind e të rinjve shqiptarë dëshirojnë
shumë të jetojnë larg Shqipërisë.
Arsyet kryesore për këtë dëshirë
janë kërkesa për standarte më të mira të jetesës dhe për një punësim më
të kënaqshëm, ndërkohë që arsimi mbetet dytësor si motiv për t’u
larguar.
Gjermania është destinacioni më i dëshirueshëm për të gjithë
ata që duan të ikin, e ndjekur nga Mbretëria e Bashkuar, Italia dhe
Franca. Të rinjtë që dëshirojnë të migrojnë janë të predispozuar për të
qënë qytetarë shëmbullorë në vendet ku do të shkojnë dhe kontribues të
shkëlqyer në ato shoqëri: do të mësojnë gjuhën, do të shfaqin sjellje
qytetare të mira dhe një performancë solide profesionale.
Potencali migrator i të rinjve shqiptarë është mjaft i lartë.
Institucionet shqiptare duhet ta rishqyrtojnë qasjen e tyre indiferente
ndaj kësaj çështjeje dhe të konsiderojnë me kujdes të gjitha pasojat e
mundëshme afatgjata të saj, duke filluar nga ndikimi te skema e
pensioneve, mungesa e stafit mjekësor në sistemin e shëndetësisë dhe
deri te largimi i “trurit”. Tërheq vëmendjen fakti që të rinjtë, nga
njëra anë, janë mjaft të vendosur të tregojnë anën e tyre më të mirë si
qytetarë dhe profesionistë në vendin ku duan të shkojnë dhe, nga ana
tjetër, duken mjaft të shkurajuar për ta provuar këtë në vendin amë. Në
se ky frymëzim për të punuar fort dhe për të qenë qytetarë model do të
ishte prezent në Shqipëri, shumë procese të nevojshme të ndryshimit do
të ecnin më shpejt dhe do të ishin më eficiente.
Arsyet për këtë
mungesë entuziazmi mund të gjenden në tranzicionin e stërzgjatur dhe të
vështirë të Shqipërisë dhe, sidomos, te korrupsioni dhe polarizimi
ekstrem në politikën shqiptare. Politikëbërësit dhe vendimmarrësit kanë
mundësi ta shfrytëzojnë këtë potencial të të rinjve, duke e ndryshuar
vektorin e tij drejt shoqërisë shqiptare në mënyrë që të realizohet
integrimi europian i Shqipërisë. Po ashtu, është njëlloj e rëndësishme
që vendet tipike pritëse të shqyrtojnë politikat e tyre të deritanishme
dhe të jenë më transparente dhe më të qarta në mesazhet që iu përçojnë
emigrantëve potencialë përsa i përket dëshirueshmërisë së tyre,
mundësive reale për të marrë një status qëndrimi të ligjshëm, si dhe
perspektivës së tyre afatgjatë. Kjo do të evitonte një lloj hipokrizie
të deritanishme, ku vëmë re se disa vende evropiane ankohen për
emigrimin dhe, ndërkohë, sponsorizojnë jo pak programme, që inkurajonë
njerëzit e kualifikuar të largohen nga rajoni jonë.
Një tjetër faktor me rëndësi është edhe statusi ekonomik i të rinjve
ku 24 për qind e tyre janë shprehur se kanë më pak para se sa moshatarët
e tyre. Nga të dhënat rezulton se për të tilla shpenzime të rinjve u
duhet një buxhet mujor prej rreth 13,800 lekë ose, ndryshe, 105 euro.
Pjesa më e madhe e kësaj shume, rreth 60 përqind, nevojitet për blerjen e
rrobave, këpucëve etj.
“Kjo arsye vjen edhe për shkak se vetë
institucionet që përcjellin modelet për një shoqëri- media kryesisht nuk
është se përcjell ndonjë model të ndryshëm nga ky. Ose përçon një
realitet që të rinjtë e varfër kryesisht i bën pesimistë për jetën, ose u
jep hapësire atyre modeleve që nuk përbën asnjë nga vlerat që shoqëria
ka detyrim të përcjellë për të siguruar vazhdimësinë e saj në një stad
tjetër: siç janë puna, merita, solidariteti, këmbëngulja etj,” shton
Binjaku.
Gjithashtu, edhe gjinia është faktori kryesor që vendos zgjedhjen e
aktiviteteve të të rinjve për kohën e lirë, pasi djemtë luajnë video
lojëra, dalin më shpesh dhe praktikojnë sporte, ndërkohë që vajzat nuk
kryejnë aktivitete fizike.
Për këtë fakt Binjaku shprehet se studimi
reflekton edhe një ndarje të aktiviteteve sipas gjinisë: djemtë në kafe
me shokët, ose ndonjë futboll apo palestër dhe vajzat më shumë në
shtëpi.
“Kjo edhe për shkak të të njëjtit model që kemi të
trashëguar, por edhe për shkak të mundësive të kufizuara që ofrojnë jeta
social-kulturore e vendit,” shton ajo
Duke vëzhguar të dhënat,
vërehet se të rinjtë kanë nevojë për të pasur më shumë mundësi për jetë
sociale cilësore. Gjithashtu, edhe për programe për sipërmarrjen dhe për
njohjen e shfrytëzimin më të mirë të botës digjitale. Një hallkë e
rëndësishme është se duhet të pasurohen e përditësohen programet e
planifikimit familjar që ato t’ju shërbejnë më mirë të rinjve, sepse
vihet re që ende mosha kur ata martohen dhe bëjnë fëmijë është më e
vogël se sa mosha kur fillojnë punën e parë apo kanë mundësinë të kenë
një banesë.
Ndërkohë, edhe ata që janë të punësuar, duket se nuk janë të lumtur
në Shqipëri. Rreth 48 përqind e të rinjve të intervistuar, që janë në
marrëdhënie pune, pohojnë se nuk punojnë në profesionin për të cilin
janë arsimuar dhe kualifikuar. 36 përqind e të rinjve punojnë në vende
pune, ku kërkohet një nivel më i ulët arsimimi, se ai që ata kanë.
Të
rinjtë në marrëdhënie pune pohojnë se punojnë mesatarisht 41 orë në
javë, ndërsa ata në zonat rurale 43 orë. 45 përqind e të rinjve kanë
pohuar se do të pëlqenin të punonin në sektorin publik, ndërsa 44
përqind në sektorin privat. Rreth 81 përqind e të rinjve thonë se shumë
të rëndësishme pë të gjetur një vend pune janë edhe lidhjet shoqërore
(farefisi, shokët). Ndër të tjera vërehet se 71 përqind pohojnë se
ekspertiza apo aftësia profesionale për një punë të caktuar është
element shumë i rëndësishëm për një vend pune. 86 përqind e konsiderojnë
pagën motiv kryesor të punësimit. 76.5 përqind e pohojnë se është shumë
e rëndësishme të kesh ndjesinë se do të arrish diçka, kur merr vendimin
të punësohesh. Ndërsa përsa i përket aktiviteteve vullnetare, vetëm 22
përqind e të intervistuar pohojnë se janë përfshirë gjatë vitit të
fundit.