Teksa xhironte puntatën e rradhës të emisionit investigativ “Stop”, Saimir Kodra është filmuar për disa minuta nga i biri i tij Aleksandër, i cili ka shkuar në studio që të xhirojë të atin.
Bashkëshortja e Saimirit, Ada, ka zbuluar në Instastoryn e saj se në fakt kjo dhunti është e trashëguar, pasi edhe gjyshi i Aleksandrit, prej të cilit i vogli ka marrë emrin, Aleksandër Kasneci, ka qenë një ndër operatorët kinematografikë të Ish-Kinostudios.
Gjithashtu ky talent është trashëguar edhe tek daja i Aleksandrit, Vasjen Kasneci dhe tashmë edhe tek i vogli, i cili shfaqet me kamerën në sup duke xhiruar.
“Se disa pasione trashëgohen.”- shkruan bashkëshortja e Saimirit në postim.