Një kontenier me mallra të falsifikuar është bllokuar sot në Doganën e Portit të Durrësit. Mësohet se mallrat vinin nga Kina dhe kishin pak ditë që kishin mbërritur në Durrës.
Po ashtu konfirmohet se në këtë kontenier transportoheshin, syze të markave të ndryshme, çanta, portofola, të gjitha false.
Mallrat ishin falsifikuar nga firma të ndryshme turke me bazë në Kinë, duke imituar logot e famshme botërore dhe do të hynin në tregun tonë si origjinale edhe pse ishin të deklarua si mallra të thjeshta, pa marka.
Burime bëjnë me dije se pas kontrollit në doganën e portit të Durrësit këto mallra janë bllokuar.