Artistët, që protestojnë prej më shumë se një viti kundër shembjes së Teatrit, u përballën sot ne mbremje me një ‘surprizë’ jo të këndshme, rezervuar nga kolegu i tyre, Gazmend Paja.
Aktori i ‘Portokallisë’, parkoi makinën qe kushton 35-40 mije euro pikërisht në vendin ku ata mbajnë fjalimet e tyre. “Gaz Paja na kishte bërë një provokim sot duke parkuar makinën e tij, aspak modeste, në Sheshin e Teatrit“, njoftojne artistet, pergjigje e te cileve ishte e menjehershme: “Këtu protestohet, nuk parkohet”, shkruajnë ata ne xhamin e automjetit.
E paqarte nese Paja e ka bërë kete qëllimisht apo në nxitim e sipër, megjithate prej muajsh ai është shfaqur shpesh-herë në krah të kryeministrit Rama dhe kryebashkiakut Veliaj duke mbeshtetur çdo iniciative te tyre.
Pak ditë më parë, Paja u zyrtarizua edhe në listën me 100 kandidatë për Këshillin Bashkiak të Tiranës me të cilët Partia Socialiste do të përfaqësohet në zgjedhjet e 30 qershorit.