Me sa duket ai do vazhdojë të jetë çdo të diel në ekranet shqiptare.
Një nga moderatorët më të dashur për publikun, Ardit Gjebrea ka zbuluar pak minuta më parë vendimin për vazhdimësinë e programit që drejton prej vitesh ‘E Diela Shqiptare’.
Programi, i cili që prej fillesave është transmetuar në ‘Klan Tv’, do vazhdojë të transmetohet në po të njëjtin televizion deri në vitin 2022.
Krahas një fotoje me pronarin e televizionit kombëtar, Aleksandër Frangaj, moderatori ka shpjeguar:
“Sapo nënshkruam – ‘E Diela Shqiptare’ deri në 31 Korrik 2022! Prej 17 vitesh – pjesë e familjes Klan – një bashkëpunim dhe mirëkuptim perfekt”.
Ky është një nga të paktat raste kur një program i këtij niveli qëndron në po të njëjtin televizion për kaq shumë vite.
Siç edhe kuptohet marrëdhënia e drejtuesve të ‘Klan’ dhe stafit të programit që i dedikohet të dielave ka qenë shumë e mirë dhe kontrata e nënshkruar premton mirëkuptim edhe në vazhdimësi.