Ja në sa vende shqiptarët mund të udhëtojnë pa viza

843
0

Shqipëria renditet në vendin e 48 përsa i përketë fuqisë së pasaportave në botë. Përmirësimin e lëvizjes së lirë të qytetarëve shqiptarë pa viza e ka konfirmuar raporti i fundit i “Hanley&Partner”.

Qytetarët shqiptarë do mund të udhëtojnë në drejtim të 116 vendeve pa pasur nevojën për ndjekjen e procedurave e nxjerrjes së vizave.

Në janar Shqipëria renditej në vendin e 50, por sipas “Hanley&Partner”, i cili rishikohet çdo tre muaj, Shqipëria është ngjitur me dy vende.

“Shqipëria, për shembull, ka lëvizur deri në 28 vende në indeks gjatë dhjetë viteve të fundit, ku qytetarët mund të lëvizin në 116 destinacione pa vizë paraprake”, thuhet në njoftimin zyrtar të “Hanley”.

Pasaporta gjermane ende mbetet më e fuqishmja në Europë, pasi shtetasit gjermanë mund të lëvizin pa viza drejt 188 vendeve.

Ndërsa, Japonia, Koreja e Jugut dhe Singapori vijojnë të kryesojnë listën si vendet me pasaportat më të fuqishme në botë, duke ndarë mes tyre vendin e parë. Mbajtësit e pasaportës së secilit nga këto tre vende mund të vizitojnë 189 shtete pa pasur nevojë për vizë.

Pasaporta më e dobët në europë është ajo e Kosovës e cila duke përfshirë Shqipërinë, Malin e Zi, Serbinë dhe Maqedoninë, qytetarët mund të udhëtojnë në drejt të 43 vendeve. Përsa i përket renditjes në krahasim me vendet e tjera europiane dokumenti i Kosovës renditet në vendin e 95./ Opinion.al E.Xh.