Edhe pse lanë mandatin, ja sa vazhdojnë të paguhen deputetët e opozitës

630
0

Përtej nivelit të pasurisë së gjithsecilit, edhe pse lanë mandatet, trajtimi financiar për deputetët vazhdon të paktën 3 vite më pas. Sekretari i përgjithshëm i Kuvendit i ka njohur zyrtarisht ish-ligjvënësit e Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim lidhur me përfitimet që u njeh ligji pas largimit nga funksioni.

Dy paga shpërblim dhe gjysmë page çdo muaj për aq kohë sa kanë ushtruar mandatin e deputetit. Kjo përkthehet në 18 muaj për ata që mandatin e kishin për herë të parë dhe deri ne 3 vjet për ata që kanë më shumëse 1 mandat deputeti.

Muaji dhjetor ishte i fundit, i një bojkoti 6 mujor të opozitës. Gjatë kësaj periudhe ata përfitonin mesatarisht gjysmë page çdo muaj.

Shifrës prej 20 300 000 lekëve, që i korrespondonin pagat e atij muaji, për të paktën 18 muajt e ardhshëm do t’i shtohen dhe pagat e deputetëve të rinj të opozitës, që zunë vendet e lëna bosh. Deri më tani numri i tyre është 16./ Burimi: a2news