E thotë shkenca: të pastrosh shtëpinë, largon depresionin dhe ankthin

866
0

Është zyrtarisht sezoni i pastrimit të pranverës, ajo koha e vitit për t’i dhënë një tjetër pamje shtëpisë suaj pas ditëve të errëta të dimrit. Besojeni apo jo, pastrimi i shtëpisë mund të bëjë mrekulli për shëndetin tuaj mendor (e kjo e vërtetuar shkencërisht)

Një studim i botuar në revistën Mindfulness zbuloi se pjesëmarrësit që angazhoheshin me punët e shtëpisë ishin rreth 30% më pak të rrezikuar të përjetonin gjendje ankthi e nervozizmi.

Në një nivel të nënndërgjegjegjies, rrëmuja ka të ngjarë të lidhet me emocionet negative (konfuzion, tension, nervozizëm, shqetësim), ndërsa një hapësirë e pastër ka më shumë gjasa të lidhet me emocione pozitive (lumturi, qetësi, ndjenjë të mirëqenies), shpjegon Sherrie Bourg Carter, psikologe.

Është interesante se ky koncept lidhet me një studim të vitit 2010 të botuar në Buletinin Personality and Social Psychology , i cili zbuloi se femrat që jetonin në një shtëpi rrëmujë, tregonin nivele më të larta të kortizolit (hormoni i stresit).

“Në mendjet tona, ne e shohim rrëmujën si një punë të papërfunduar, dhe kjo mungesë e plotësisë është shqetësuese dhe stresuese për shumicën e njerëzve,” thotë Dr Carter.

Së fundi, si Dr. Clark dhe Dr. Carter theksojnë se kushtimi i 10 minuta kohë  për pastrimin e shtëpisë  mund të ndihmojë në minimizimin e ankthit. Epo nuk ju mbetet gjë tjetër, veçse ta lini telefonin e të rregulloni ato rrobat e lara që i keni lënë mullar mbi krevat. Burimi: GoodHouseKeeping