“Nuk më ka thënë kurrë një fjalë fyese”/ Çifti i të moshuarve nga Durrësi tregojnë që dashuria nuk shteron..

597
0

Mbrëmjen e shtunë në emisionin “Dua të të bëj të lumtur” kishte ardhur një e moshuar nga Durrësi e cila kishte ftuar bashkëshortin e saj.

Hurma dhe Fadili kanë 60 vite të martuar dhe, sipas asaj që tregoi ajo, Fadili nuk i ka thënë kurrë një fjalë fyese.

Ata u njohën në një moshë të re dhe dashuria e tyre ka mbetur e freksët pavarësisht viteve.

Hurma tregoi se pavarësisht vështirësive që kishin hasur në jetë ata kanë qëndruar gjithmonë të bashkuar.

Sipas saj, problem ka pasur vetëm xhelozinë pasi Fadili mërzitej shpesh kur ajo nuk ndodhej në shtëpi.

Ajo iu drejtua bashkëshortit në studio:

Kemi rritur së bashku 7 fëmijë dhe të falenderoj që më ke qëndruar pranë dhe më ke bërë të lumtur. Sot të kam ftuar që të festoj 80-vjetorin e lindjes që ta kesh kujtim nga unë dhe nga fëmijët.”
Ndër të tjera Fadili tregoi se Hurmës së tij i kishin pëlqyer gjithmonë sytë e tij blu dhe pamja e jashtme.

Plot humor dhe gjallëri, çifti i të moshuarve treguan se dashuria e vërtetë ekziston dhe se ndodnjë herë mosha është thjesht një numër.