Nga Edi Oga
Ti o i pafytyrë! Ti bën mirë të largohesh që sot!
Ti që thua se shumica e shqiptarëve të duan, njësoj u ke nxirë jetën edhe këtyre, njësoj si atyre që të urrejnë!
Erdhe me premtime të mëdha, premtove suksese, premtove reforma, premtove ndryshime rrënjësore… por bëre një vërrë në ujë!
Ti që na mashtrove dhe na the se Evropa është e kapur brenda mandatit. Nuk mjaftoi kjo por na u hape byt*ësh duke na thënë që Shqipëria do të bëhet e famshme në të gjithë Botën.
Ti dështove totalisht!
Po na vjen zor nga vetja.Nuk po shohim dot në sy njëri-tjetrin. Nuk po shohim dot në sy fëmijët tanë që vuajnë njësoj si ne!
Ti na ke kthyer 30 vite prapa. Ti na ke vrarë shpresën. Ajo shpresë që na mbante gjallë se edhe ne do të shihnim dikur një ditë të bardhë.
Për shkakun tënd janë shtuar largimet nga Shqipëria. Të rinj që e kërkojnë fatin gjithandej nëpër Botë! E gjitha për fajin tënd!
Je mendjemadh! Je mburravec! Je kokëfortë! Je hakmarrës! Je intrigant! Je arrogant! Je i lig!
Je bërë i padurueshëm! Hiqesh si strateg por je një injorant! Hiqesh si modern, por je një anakronik!
Hiqesh si babaxhan, por je një i llastuar! Të kemi dhënë besim, e ke shpërdoruar! Të kemi dhënë para, lakmon shumë më tepër! Të kemi dhënë kohë të ndreqësh gafat e tmerrshme, por ti nuk ke ndrequr asgjë, përkundrazi, e ke trashur zullumin!
Ty o njeri nuk ta ndjen fare për Shqipërinë dhe shqiptarët. Ti duhet të largohesh një orë e më parë!
Largohu vetë, largohu sot, ose shqiptarët do të tërheqin zvarrë! Panuçi ik!