“Nuk duroj dot më!”, tha gruaja, doli nga shtëpia dhe la burrin me 3 fëmijë, por kur u kthye pas 2 ditësh…

109085
0

Unë dhe gruaja ime kemi patur zënka të shpeshta kohët e fundit.

U lodha nga puna një ditë dhe ajo që dëshiroja të bëja ishte vetëm të shtrihesha dhe të shihja ndeshjen në TV.

Në ato momente, ajo po përpiqej të vinte djalin e vogël në gjumë, dhe dy fëmijët e tjerë po grindeshin.

Në vend që ta ndihmoja, unë ia ngrita volumin edhe më lart televizionit.

“A nuk të duket se duhet të kesh një rol më aktiv në edukimin e fëmijëve të tu? Ti ke mundësi të japësh ndihmesë edhe më shumë rreth shtëpisë,” më bërtiti mua.

I thashë asaj gjëra të tmerrshme dhe ajo më bërtiti akoma më shumë.

Fëmijët po shihnin konfliktimin tonë dhe u mërzitën akoma më shumë.

“Më erdhën në majë të hundës të gjitha,” tha ajo me lotët që i derdheshin rrëke nëpër faqe.

Pasi shfryu, ajo vrapoi jashtë shtëpisë, duke më lënë që të kujdesem vetë për fëmijët.

Unë duhej t’i ushqyeja fëmijët dhe … t’i vija në shtrat vetë.

Ajo nuk u kthye ditën tjetër, kështu që u detyrova t’i kërkoj shefit tim një ditë pushim që të kujdesesha për fëmijët.

Kisha aq shumë për të bërë saqë nuk nuk më doli asnjë mundësi që të bëja dush.

Kisha për të ngrohur qumështin, t’u gjeja veshjet e fëmijëve, dhe njëkohësisht të pastroja të gjithë kuzhinën.

E provova vetë se çfarë do të thotë të mos kesh mundësi për t’u ulur dhe të hash me qetësi në tavolinë. Kam përjetuar atë ndjenjën kur je shteruar fizikisht dhe emocionalisht sa doja të flija 20 orë rresht. Por më duhej të çohesha, sepse foshnja po qante.

Kam jetuar vetëm dy ditë dhe dy netë në mënyrën se si gruaja ime ia ka dalur të jetojë çdo ditë të sajën, dhe tani e kuptoj.

U lodha!

E kuptova se çfarë ngarkese të stërmadhe nervore dhe fizike kishte gruaja ime saqë nuk i jepej as më e vogla mundësi të dilte njëherë me shoqet e saj, të shkonte në palestër të kujdesej për trupin e saj, apo ta bëntë qoftë një natë të vetme gjumin e qetë.

Unë gjithashtu kuptova më në fund pse ajo mërzitej aq shumë kur nëna ime e kritikonte për mënyrën se si ajo vendoste për të rritur fëmijët, sepse askush në botë nuk e di se çfarë është më e mira për fëmijët tanë, përveç nënës së tyre.

E kuptova se sa i keq kisha qenë si burrë dhe si baba.

Vendosa të ndryshoja sjelljen time. Dhe doja t’i kërkoja falje përse kisha qenë aq i verbër.

E thirra nënën time të vinte dhe të më ndihmonte të kujdesesha për fëmijët, kështu që unë mund të përqëndrohesha në gjetjen e gruas sime.

Kur po bëhesha gati të dilja nga dera për të shkuar te shtëpia e shoqes së saj të shihja nëse ajo ishte atje.

Papritmas, ajo ishte duke qëndruar tek hyrja pas dere.

Ajo dukej e mërzitur, por e çlodhur …

Unë shkova tek ajo, e mbajta shtrënguar dhe i thashë, “Zemër, kam qenë kaq egoist dhe kaq i verbër. Faleminderit që më ndihmove të shoh. Te lutem me fal!”

“Më vjen keq, nuk duhet të të kisha lënë … të dua!”, tha ajo.

“Mos të të vijë keq, edhe unë të dua”.

Është e lehtë që gratë dhe nënat tona të merren si të mirëqëna por ata janë superheronjtë në jetën tonë që kurrë nuk kërkojnë një faleminderit.

Ato janë të forta, ato janë jeta dhe ato janë të dashura.

Kujdesi i nënës është themeli për të ushqyer bukurinë e shpirtit të fëmijës. Dashuria e saj sjell të gjitha potencialet mahnitëse të një fëmijë, mençuria e saj e çon fëmijën të zhvillohet në mënyrën e duhur.

Një grua e dashur është gjithmonë aty kur ju nevojitet, ajo udhëzon dhe ndihmon burrin e saj për të kapërcyer çdo sfidë në jetën e tij. Një grua është ajo që e mban traditën familjare të gjallë.