‘Taramelja’ po çmend rrjetin, Alketa Vejsiu merr vendimin e madh për ti rregulluar jetën vogëlushit

3119
0

Xheison Bafti një nga fëmijët e emisionit “Në kurthin e Piter Pan” është kthyer në vogëlushin më të dashur për shqiptarët.

Xheison ka marrë pseudonimin “Taramelja” për shkak se nuk arrin të shqiptojë shkronjën ‘K’.

Pak orë më parë moderatorja Alketa Vejsiu ka postuar një video nga puntata më e fundit e “Piter Pan” ku shfaqet Xheision dhe në përshkrimin e videos shkruan se ai ka arritur 60 mijë ndjekës në Instagram.

‘E di qe keni merak ta degjoni pak Xheision (vajti 60.000k). Ka Vipa që kanë punuar gjithë jeten, por 60 mijë zemra në 4 jave s’kanë mundur t’i pushtojnë dot’, shkruan Alketa.

Mirëpo, mes komenteve të shumta ka edhe ata që nuk mendojnë pozitivisht. ‘I nxirrni këto fëmijë vetëm për like, turp t’ju vijë’, shkruan njëriprej tyre.

Këtij komenti nuk ka hezsituar t’i përgjigjet vetë Alketa dhe ka bërë një premtim të madh publik për vogëlushin. ‘I nxjerrim sepse Xheisionit kam vendosur t’i rregulloj jetën. Dhe do ta bëj! Kuptove o Tote e Mençur?’, i përgjigjet Alketa.