Prej disa ditësh moti ka qenë i qëndrueshëm, dhe pothuajse në të gjithë territorin e vendit nuk ka pasur reshje shiu. Ndërsa sipas një njoftimi të IGJEUM në Facebook, mbrëmjen e sotme do të ketë reshje të dobëta, e ndërkohë nesër nuk pritet të ketë reshje.
Megjithatë temperaturat do të mbeten po njësoj, temperaturat maksimale të ajrit do të arrijnë deri në 22 gradë celcius.
RESHJET
Sot pasdite (e mërkurë dt.20) në disa qarqe priten reshje lokalisht të dobëta (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Në zona shumë të kufizuara, reshjet mund të jenë në formë shtrëngate, veçanërisht në terrenet malore, dhe ato pranë tyre.
Nesër (e enjte dt.21) nuk priten reshje.
TEMPERATURAT
Nesër (e enjte dt.21) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 11 / 21 °C
në vendet e ulëta: 9 / 22 °C
në vendet malore: 6 / 14 °C
ERA
Sot pasdite (e mërkurë dt.20) dhe nesër (e enjte dt.21) era pritet të fryjë mesatare deri fortë në bregdet dhe në veri të vendit.
ZJARRET NË PYJE
Sot pasdite (e mërkurë dt.20) dhe nesër (e enjte dt.21) shumica e qarqeve pritet të jenë në nivelin “I ULËT’’ të rrezikut (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Nё disa qarqe pritet rrezik “I MODERUAR” nё zona tё lokalizuara, konkretisht qarqet Shkodër, Lezhë, Durrës, Tiranë, Elbasan.