Skip to content

Ilir Meta do sak.rifikohet? Trazohen ‘ujërat’, Edi Rama përgatit Fatos Nanon për President?

    Jam i gatshëm unë i pari të sakr.ifikoj në emër të një zgjidhjeje politike që rivendos normalitetin kushtetues, institucional, politik, demokratik në vend dhe që garanton ecjen e shpejtë drejt çeljes së negociatave në BE, jam i gatshëm për të dyja ek.stremet.

    Që nga dorëzimi i mandatit tim si President pasi të sigurohem që vendi ka një zgjidhje politike parimore, kushtetuese, solide që e çon përpara, e deri tek sakr.ifikimi i jetës sime si Salvador Alende për të ndaluar instalimin e një junte që mund ta kthente Shqipërinë 30 vite pas.”

    Kjo deklaratë bërë sot nga Presidenti Ilir Meta ka ‘trazuar ujërat’ e politikës por edhe analistëve e opinionistëve të medias, shkruan newsbomb.al.

    Menjëherë ka nisur të përflitet teza e një Presidenti të ri, në rast dorëheqjeje të Ilir Metës dhe shumë po bëjnë madje edhe llogaritë nëse kryeministri Edi Rama i ka votat për të zgjedhur kreun e ri të shtetit.

    Në arenën politike është hedhur emri i Fatos NANOS i cili do të rishfaqet në Kongresin e PS më datë 23 mars.

    “Fatos Nano President” është artikuluar gjithnjë në momente krizash politike por ndoshta ky është momenti më i mirë për ish liderin e së majtës nisur nga afërsia që ka tashmë me kryeministrin Rama.

    Nano e Rama kanë sheshuar çdo masmarrëveshje dhe së paku dy vitet e fundit, janë shfaqur publikisht në krah të njëri-tjetrit në harmoni të plotë.

    Ramës do i duhen 84 vota për raundet 1, 2, dhe 3 dhe vetëm 71 vota për raundin e katërt ose të pestë, për zgjedhjen e një Presidenti të ri.

    Ky numër duket lehtësisht i arritshëm nga mazhoranca që ka sot Rama por edhe prurjet e reja në Parlament, një pjesë e të cilëve, ndonëse përfaqësojnë opozitën, janë shpr5ehur hapur kundër liderëve të tyre.

    Çfarë thotë Neni 87 për zgjedhjen e Presidentit: (Ndryshuar me ligjin nr. 9904, datë 21.04.2008)

    Kandidati për President i propozohet Kuvendit nga një grup prej jo më pak se 20 deputetësh. Një deputet nuk lejohet të propozojë në të njëjtën kohë më shumë se një kandidat.
    Presidenti i Republikës zgjidhet me votim të fshehtë dhe pa debat nga Kuvendi. Për zgjedhjen e Presidentit, Kuvendi zhvillon deri në pesë votime. Votimi i parë zhvillohet jo më vonë se shtatë ditë nga fillimi i procedurës për zgjedhjen e Presidentit. Secili nga votimet e tjera zhvillohet jo më vonë se shtatë ditë nga përfundimi pa sukses i votimit pararendës. Votimi quhet i kryer edhe kur në konkurrim nuk paraqitet asnjë kandidat. Në votimin e dytë, të tretë dhe të katërt mund të paraqiten kandidatë të rinj, sipas kushteve të pikës 1 të këtij neni.
    Presidenti zgjidhet në votimin e parë, të dytë ose të tretë kur një kandidat merr jo më pak se tri të pestat e votave të të gjithë anëtarëve të Kuvendit. Në votimin katërt dhe të pestë zgjidhet President kandidati që siguron më shumë se gjysmën e votave të të gjithë anëtarëve të Kuvendit.