Hani çdo ditë panxhar dhe kjo do të ndodhi me trupin tuaj

1143
0

Panxhari është shumë i ushqyeshëm nqs haet dhe I pagatuar por dhe në sallata, lëngje është po kaq I mirë. Ai ka një shumë vitamina dhe minerale dhe shumë pak kalori. Gjithashtu është veçanërisht i lartë në folatë dhe mangan, përmban një sasi të mirë të kaliumit, magnezit, fosforit, vitaminës C, vitaminës B6 dhe hekurit. Nqs e konsumoni atë përditë trupi juajdo të ketë këto përfitime:

Tensioni i lartë i gjakut është një tregues kryesor për ngjarje fatale siataku në zemër apo goditje në tru. Dhe lajmi edhe më i frikshëm është se presioni i lartë i gjakut shpesh nuk jep asnjë shenjë derisa të ndodhë diçka e keqe. Prandaj ushqimet që mund të ulin tensionin e gjakut janë të rëndësishme për t’i ngrënë çdo ditë. Panxhari është  njëri prej tyre.

Performancë më të mirë atletike: Atletët e njohin mirë efektin e rritjes së energjisë së panxhareve dhe shpesh i hanë para një gare të madhe. Shumë studime tregojnë se nitratet në panxhar përmirësojnë efikasitetin e mitokondrisë, qendrës energjitike të qelizave tuaja.

Ndihmon në tretje: Fibra dietike është një komponent interesant i një diete të shëndetshme, sepse trupat tanë në mënyrë kritike kanë nevojë për tëp or nuk e prodhojnë vetë./living/