Skip to content

Nano së shpejti krah për krah me Ramën, ja çfarë pritet të ndodhë!

    Së shpejti do të organizohet edhe kongresi I Partisë Socialiste I cili është caktuar nga Mbledhja e Kryesisë ditën e sotme më datën 23 mars. 

    Por në këtë eveniment do të jetë I ftuar edhe një figurë e njohur e shqiptarëve dikur edhe pjese kryesore në qeveri Fatos Nano. 

    Lajmin e bën me dije vetë axhenda e cila është publikuar në disa media online. Ajo do të jetë e ndarë në pjese, ku do të hapet me fjalën e kryeministrit Rama e deri tek këshilltarët e tij për Tiranën.  

    Ja cfare thuhet në deklaratë:  


    “Gjithashtu në Kongres pritet të ketë fjalime nga ministra dhe kryetarë bashkish si dhe janë ftuar të gjithë kryeministrat e PS ndër vite. Një nga të ftuarit është edhe ish kryeministri Fatos Nano, i cili pritet të marrë pjesë, por nuk do mbajë fjalim.

    Ftesa për ish kryeministrat e PS është bërë sipas përcaktimeve të statutit, ku ndër të tjera thuhet se në Kongres ftohen të gjithë ish-kryeministrat e PS dhe ish-kryetarët socialistë.

    Kryesia e PS ngarkoi Damian Gjiknurin sekretar për çështjet zgjedhore i cili do koordinojë punën për reformën zgjedhore.