Skip to content

Bie Facebook dhe Instagram, miliona përdorues në alarm


    Dy rrjetet më të mëdha sociale, Facebook dhe Instagram kanë rënë së funksionuari gjatë pasdites së djeshme duke krijuar panik dhe vështirësi në logimin për miliona përdorues.


    Përdoruesit e kanë pasur të pamundur të kenë akses në llogaritë e tyre, duke mos kryer dot asnjë veprim.


    Ky problem sipas raporteve është hasur më shumë në zonën e Europës duke përfshirë edhe përdoruesit e rrjeteve sociale në Shqipëri.
    Deri më tani nuk ka sqarime nga rrjetet sociale për problemin.