Prekëse/ Kjo 14-vjecare mund të jetojë, Shqiptarët mbledhin lekët dhe i sigurojnë operacionin!

690
0

Falë ndihmës suaj vogëlushes 14-vjecare u ndez një dritë jeshile për të jetuar dhe tu kuruar. Ishte emisioni I Elvis Naçit “Shqiptarë për Shqiptarët” që kanë marrë në dorë fatin e kësaj vajze.

Ajo vuan nga një sëmundje e rëndë asaj të sklerozës edhe si e tillë duhet një ndërhyrje kirurgjikale e cila kushton rreth 80 mije euro.  

Shumë shqiptarë kanë kontribuuar dhe kanë dhënë lajmin e gëzueshme familjes që e cila do të merret edhe konfirmimi I tyre për ta dërguar vajzën drejt një jetë të re edhe të shëndetshme.

Historia e saj:

“18-vjeçarja Eugersa Bregu nga fshati Bushnes i Krujës prej nëntorit të shkuar bashkëjeton me krevatin e sëmundjes, e tashmë dhe mes dilemës nëse do mundet t’ia dalë sklerozës së shumëfishte, një sëmundje e cila çdo ditë e më shumë po e çon drejt paralizës së plotë. Nxënësja ekselente për shkak të sëmundjes u detyrua të ndërpresë shkollën teksa ndodhet në vitin e tretë.

Familja e saj ka konsumuar çdo mundësi për kurimin, por tashmë e vetmja mundësi është kurimi i mëtejshëm në Itali, ku dhe ndodhet vajza, çfarë është e pamundur të përballohet nga familja, të cilës i duhen 80 mijë euro për të mbuluar vetëm koston e kurimit. Nëna dhe gjyshi i Eugerses mes lotëve, burim i dhimbjes së pamasë për të shpëtuar vajzën lëshon apelin kumbues për ndihmë”./d.m-tej.al