Mospagimi i tatimeve ka sjellë ndalimin e hyrjes në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për këngëtarin Briken Lito, i njohur ndryshe si Gena.
Gena, i cili njihet si njëri prej këngëtarëve më të suksesshëm në skenën shqiptare, nuk ka paguar tatimet për koncertet e shumta që i ka mbajtur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shkruan gazeta Metro.
Por Gena nuk është i vetmi. Edhe këngëtarit Shkëlqen Jetishi i është ndaluar hyrja në SHBA. Mësohet se arsyeja lidhet sërish me çështjen e tatimeve, por këtë gjë ende vetë dy këngëtarët nuk e kanë konfirmuar.
Para disa kohësh, një ndalesë të tillë ka pasur edhe këngëtari Afrim Muçiçi, dhe siç duket tani Ambasada Amerikane masa të këtilla ndalimi do të fillojë të praktikojë tek secili këngëtar që do të mundohet të marrë vizë turistike, e që ato viza i shfrytëzojnë për të mbajtur koncerte nëpër SHBA.