“Dita ime me fat..” Shkoi 2 minuta me vonesë në aeroport, greku shpëton nga rrëzimi i avionit

748
0


Një burrë grek tha të dielën se do të ishte udhëtari i 150-të në aeroplanin e avionit “Ethiopian Airlines” të Nairobi që u rrëzua duke humbur jetën të gjithë në bord, nëse nuk do të kishte mbërritur me dy minuta vonesë për fluturimin.

“Po më ikte truri, sepse askush nuk po më ndihmonte që të shkoj në kohë tek dalja,” tha Antonis Mavropulos në një post të Facebook me titull “Dita ime me fat”, në të cilën përfshinte edhe një fotografi të biletës së tij, transmeton shqiptari.net

Mavropulos, president i Shoqatës Ndërkombëtare të Mbetjeve të Ngurta, një organizatë jofitimprurëse, po udhëtonte në Nairobi për të marrë pjesë në asamblenë vjetore të Programit të Mjedisit të OKB, sipas Agjencisë së Lajmeve të Athinës.

Ai duhej të hipte në aeroplan, por ai arriti në portën e nisjes vetëm dy minuta pasi ishte mbyllur.